Rusia thotë se ka pushtuar një qytet ukrainas: Kemi kontroll të plotë
Rusia njoftoi mbrëmjen e djeshme se ka marrë nën kontroll qytetin Kostjantinivka në lindje të Ukrainës, një pozicion i fortifikuar i ushtrisë ukrainase. “Konstantinivka është marrë plotësisht. Qyteti tani është nën kontrollin tonë të plotë”, deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai shtoi gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin ka biseduar për këtë çështje me zyrtarë ushtarakë. Beteja për këtë qytet, i cili kishte rreth 78.000 banorë para luftës, kishte nisur në fund të vitit 2025, kur trupat ruse filluan të depërtojnë në zonën urbane. Për muaj të tërë, Rusia i kishte përqendruar aty përpjekjet e saj, në një front prej mbi 1.000 kilometrash. Kostjantinivka ndodhet në rrugën që çon drejt qyteteve të mëdha Kramatorsk dhe Sloviansk, marrja e të cilave është objektivi...
Burimi:
vizionplus.tv