“Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës”, alarmi i presidentit të Lituanisë: Forcojmë sigurinë e energjisë dhe transportit
Një alarm i frikshëm ka ardhur nga Lituania. Presidenti i Lituanisë ka bërë me dije se ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së saj. Sipas tij pjesa më e rrezikuar do të jetë perimetri i sigurisë rreth industrisë së energjisë dhe transportit. Si rrjedhojë këto vende do të forcohen si masë paraprake, tha Presidenti Gitanas Nauseda në një intervistë të publikuar të mërkurën. Nauseda tha se nuk kishte informacion se kur ose ku ishin planifikuar sulmet dhe nuk tha se vendi i tij ishte shënjestra, në intervistën e tij me agjencinë e lajmeve BNS. “Ne kemi sinjale të tilla, të cilat i marrim nga shërbimet tona (të inteligjencës). Ato nuk e identifikojnë qartë vendin ose kohën … sepse kundërshtari nuk e ka...
Burimi:
javanews.al