Rusia kryen një nga sulmet më të rënda të vitit, godet Kievin me raketa dhe dronë, të paktën 14 viktima
Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës, duke lënë të paktën 14 persona të vrarë dhe 22 të plagosur. Sulmi konsiderohet një nga më vdekjeprurësit ndaj Kievit gjatë këtij viti. Sipas autoriteteve ukrainase, bombardimet nisën pas mesnatës së të mërkurës. Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, deklaroi se Rusia kreu një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj rajonit të kryeqytetit. Alarmet ajrore zgjatën më shumë se një orë, ndërsa valë raketash balistike goditën Kievin dhe zonat përreth. Sulmet shkaktuan dëme në ndërtesa banimi dhe magazina. Tkachenko bëri të ditur se nëntë persona humbën jetën në distriktin Boryspil, katër në Bucha dhe një në Fastiv. Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se objektiv i sulmeve...
Burimi:
vizionplus.tv