Rusia godet Ukrainën, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Rusia godet Ukrainën, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Rusia kreu një sërë sulmesh ajrore ndaj Ukrainës, duke lëshuar qindra dronë dhe dhjetëra raketa në disa rajone të vendit. Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, objektivi kryesor ishte kryeqyteti Kiev, ndërsa sulme pati edhe në zona të tjera. Autoritetet ukrainase raportuan se të paktën katër persona humbën jetën në Kiev dhe rajonin përreth, ndërsa rreth 100 të tjerë mbetën të plagosur. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan gjatë gjithë natës, ndërsa u dëmtuan dhjetëra ndërtesa banimi, një shkollë, një teatër dhe një muze. Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se gjatë sulmit u përdor raketa hipersonike Oreshnik, duke pretenduar se operacioni ishte përgjigje ndaj “sulmeve ukrainase mbi infrastrukturën civile”. Ushtria ukrainase mohon se ka shënjestruar civilë. Sipas forcave ajrore ukrainase, nga ora 18:00 e së shtunës deri...