“Rusia do godasë një shtet të NATO”, inteligjenca çeke: Moska kërkon të testojë reagimin e aleancës mes krisjes me SHBA

“Rusia do godasë një shtet të NATO”, inteligjenca çeke: Moska kërkon të testojë reagimin e aleancës mes krisjes me SHBA

Qëllimi i Moskës, sipas tij, është të testojë reagimin dhe unitetin e NATO-s. Kreu i Shërbimit Çek të Informacionit të Sigurisë (BIS), Michal Koudelka, pohoi përpara Dhomës së Deputetëve të Çekisë se vendet baltike mund të jenë ndër objektivat më të rrezikuara nga një provokim i tillë. Koudelka theksoi se Europa aktualisht nuk përballet me një kërcënim të drejtpërdrejtë për një luftë të gjerë si ajo që Rusia zhvillon në Ukrainë, por ekziston rreziku i një operacioni të kufizuar ushtarak apo hibrid, i projektuar për të vënë në provë gatishmërinë dhe solidaritetin e aleancës perëndimore. Ai shtoi se vetëm një qëndrim i qartë dhe i bashkuar i vendeve të NATO-s mund të shërbejë si pengesë ndaj ambicieve të Moskës. Më tej, theksoi se Perëndimi duhet...