Rubio takon Papën në Vatikan, bisedime kokë më kokë pas përplasjeve të fundit me Presidentin Trump

Rubio takon Papën në Vatikan, bisedime kokë më kokë pas përplasjeve të fundit me Presidentin Trump

Ka përfunduar takimi midis Papa Leone XIV me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio. Bisedimet u zhvilluan me dyer të mbyllura, por mediat bëjnë me dije se qëllimi i Rubios ishte të rregullonte marrëdhëniet e krisura mes SHBA-së dhe Vatikanit. Tensionet mes Uashingtonit dhe Selisë së Shenjtë u përkeqësuan kur presidenti Trump akuzoi Papën për mbështetjen e ambicieve të Iranit për armë bërthamore, duke rrezikuar edhe shumë katolikë me qëndrimin e tij kundër luftës. Këtyre qëndrimeve, Papa iu përgjigj:  Nëse dikush dëshiron të më kritikojë për shpalljen e ungjillit, le ta bëjë këtë me të vërtetën: Kisha ka folur kundër të gjitha armëve bërthamore për vite me radhë, nuk ka dyshim për këtë. Unë thjesht shpresoj të më dëgjojnë për shkak të vlerës së...