Rubio takon Papën: Do të kemi një bisedë të hapur e të sinqertë. Synon të zbusë marrëdhëniet e ftohura Uashington-Vatikan
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të takohet të enjten me papa Leonin e XIV për një bisedë të hapur e të sinqertë, siç u pohua nga ndihmësit e tij. Takimi që u konfirmua edhe nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë, vjen vetëm pak javë nga sulmi i paprecedent i presidentit amerikan Donald Trump ndaj kreut të Kishës Katolike. Gjatë ndalesës dy ditore, kreu i diplomacisë amerikane do të takohet gjithashtu me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, si dhe me ministrin e jashtëm italian dhe zv/kryeministrin Antonio Tajani. The Guardian shkruan se udhëtimi, sipas disa raportimeve, ka për qëllim të zbusë disi marrëdhëniet e ftohura të Uashingtonit me Romën dhe Selinë e Shenjtë. Një burim nga Ministria e Jashtme italiane...
Burimi:
top-channel.tv