Rubio: SHBA-të të gatshme për marrëveshje me Iranin, por jo me çdo çmim
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndjekin një dialog konstruktiv me Iranin dhe të arrijnë një marrëveshje, nëse kjo çon drejt një rezultati pozitiv dhe të qëndrueshëm. Gjatë takimit të përbashkët mes SHBA-ve dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në Bahrein, Rubio theksoi se Uashingtoni nuk synon një marrëveshje “me çdo çmim”, por kërkon një pakt që të jetë “i mirë, real, i verifikueshëm dhe i zbatueshëm nga të dyja palët”. Ai u shpreh se SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë Iranin nëse vendi zgjedh të fokusohet te mirëqenia e qytetarëve të tij, pavarësisht dallimeve që ekzistojnë mes dy shteteve. Rubio vendosi edhe disa kushte të qarta për një marrëveshje të mundshme, duke theksuar se...
Burimi:
javanews.al