Rubio paralajmëron Iranin: Tarifat në Hormuz do ta bënin të pamundur marrëveshjen me SHBA-në
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se një marrëveshje diplomatike mes SHBA dhe Iranit do të bëhej pothuajse e pamundur nëse Teherani vendos tarifa kalimi në Ngushticën e Hormuzit. Rubio tha se shpreson që vizita e shefit të ushtrisë pakistaneze në Iran të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe në avancimin e bisedimeve diplomatike. Sipas tij, ka sinjale për përparim në këtë proces. Ai kritikoi edhe vendet anëtare të NATO, duke i akuzuar se nuk po mbështesin SHBA-në në konfliktin me Iranin. “Presidenti Donald Trump nuk po kërkon trupa apo avionë luftarakë, por disa aleatë nuk po bëjnë as minimumin”, u shpreh Rubio para nisjes për takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Suedi.
Burimi:
javanews.al