Rubio nis turin në Lindjen e Mesme, SHBA përpiqet të qetësojë aleatët pas marrëveshjes me Iranin
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka nisur një tur diplomatik në vendet e Gjirit Persik, në përpjekje për të qetësuar aleatët arabë pas marrëveshjes së brishtë të armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Zyrtari i lartë amerikan mbërriti në Abu Dhabi, ku do të zhvillojë takime me drejtuesit e Emirateve te Bashkuara Arabe, Kuvait dhe Bahrein. Vizita vjen në një moment delikat për rajonin, ndërsa vendet e Gjirit po analizojnë pasojat e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Uashingtoni për uljen e tensioneve me Teheranin. Megjithëse eksportet e naftës dhe lëvizja e anijeve në ngushticën e Hormuzit kanë nisur të rikthehen në normalitet, shqetësimet për sigurinë mbeten të pranishme. Ndërkohë, Irani ka akuzuar disa vendet e lindjes se mesme se kanë mbështetur në mënyrë indirekte...
Burimi:
vizionplus.tv