Rrëzohet helikopteri ushtarak në Pakistan/ Vdesin të gjithë personat në bord, shkak dyshohet një defekt teknik

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Pakistan/ Vdesin të gjithë personat në bord, shkak dyshohet një defekt teknik

Një helikopter Mi-17 i Aviacionit të Ushtrisë së Pakistanit është rrëzuar ditën e sotme duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ndodheshin në bord. Lajmi u konfirmua nga Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun Ndër-Shërbim (ISPR), krahu mediatik i ushtrisë pakistaneze, i cili bëri të ditur se nga aksidenti nuk pati asnjë të mbijetuar. Sipas deklaratës zyrtare, helikopteri u rrëzua gjatë ngritjes si pasojë e një defekti teknik. Menjëherë pas ngjarjes, ekipet e shpëtimit dhe të rikuperimit mbërritën në vendin e aksidentit, ndërsa është ngritur një komision hetimor për të përcaktuar shkaqet e sakta të rrëzimit. Shefi i Forcave të Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Feldmarshalli Asim Munir, së bashku me drejtuesit dhe personelin e ushtrisë, shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e...