Rrëzimi i helikopterit amerikan, SHBA godet objektivat ushtarake iraniane

Rrëzimi i helikopterit amerikan, SHBA godet objektivat ushtarake iraniane

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ndaj disa objektivave ushtarake iraniane pas rrëzimit të një helikopteri Apache në Gjirin Persik. Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi se janë goditur sistemet e mbrojtjes ajrore, radarët dhe stacionet e kontrollit pranë Ngushticës së Hormuzit, në atë që Uashingtoni e cilësoi si një “përgjigje proporcionale”. Pas sulmeve amerikane, Irani reagoi duke pretenduar se ka shënjestruar 21 objektiva të lidhura me bazat amerikane në rajon, përfshirë Bahreinin dhe Jordaninë. Autoritetet në Bahrein konfirmuan aktivizimin e alarmit ajror, ndërsa sulmet u zmbrapsën. Sipas zyrtarëve amerikanë, helikopteri Apache u rrëzua pas një sulmi me dron, që dyshohet se është kryer nga Irani. Dy anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se helikopteri...