Rreziku “Antifa”, eksperti: Trump kërkon të krijojë kauza populiste para zgjedhjeve

Rreziku “Antifa”, eksperti: Trump kërkon të krijojë kauza populiste para zgjedhjeve

Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Redion Qiriazi, ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se presidenti amerikan Donald Trump po kërkon të krijojë kauza populiste para zgjedhjeve. Sipas Qiriazit, Antifa nuk është një organizatë tradicionale me strukturë të qartë anëtarësie, por një konglomerat i lëvizjeve dhe individëve që ndajnë një ideologji të përgjithshme kundër ekstremit të djathtë, fashizmit dhe racizmit. Ajo ka rrënjë historike që shkojnë deri në vitet 1920 në Europë dhe ka qenë e pranishme në SHBA për dekada, duke u aktivizuar në momente të ndryshme si protestat e inaugurimit të Trumpit në 2017, ngjarjet në Portland në 2020, sulmet ndaj qendrave të ICE-së në 2019 ose protestat në Atlanta në 2022. “Tani duket sikur zoti Trump në fakt...