Rregulla të reja për “Green Card”, SHBA ndryshon aplikimet për llotarinë amerikane, kërkohet kthimi në vendlindje
Administrata Trump ka vendosur të ndryshojë rregulloren, duke kërkuar tani që individët të cilët pretendojnë rezidencë të përhershme në SHBA, duhet të aplikojnë nga vendet e tyre të origjinës. Rregulli ekzistues, i cili u lejonte aplikantëve të ndryshonin statusin e tyre dhe të aplikonin për “green card” teksa banonin në SHBA, tani do të lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme. Kjo mund të çojë në pritje të gjata ose në shkëputje të përhershme nga SHBA për aplikantët që detyrohen të kthehen në vendet e tyre për të aplikuar. Një politikë e tillë duket se shënjestron individët me viza studentore ose turistike të cilët përpiqen të zgjasin qëndrimin e tyre përmes martesës, punësimit ose ndryshimeve të tjera të statusit. Vitin e kaluar, administrata Trump rriti tarifën...
Burimi:
top-channel.tv