Roman Abramovich rikthehet në skenë, ish-pronari i Chelseat bëhet ndërmjetës i paqes mes Kievit dhe Moskës/ Zelensky: Ja çfarë diskutuam me oligarkun rus

Roman Abramovich rikthehet në skenë, ish-pronari i Chelseat bëhet ndërmjetës i paqes mes Kievit dhe Moskës/ Zelensky: Ja çfarë diskutuam me oligarkun rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë me dije se oligarku rus Roman Abramovich e ka takuar në Kiev dhe i ka ofruar të përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë në Kremlin lidhur me mundësitë për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Deklaratat u bënë gjatë një interviste për Sky News, ndërsa Zelensky ndodhej në Londër për bisedime zyrtare. Kjo është hera e parë që lideri ukrainas pranon publikisht se miliarderi rus ka udhëtuar në kryeqytetin ukrainas dhe ka qenë i përfshirë, të paktën pjesërisht, në përpjekjet për negociata. “Ai erdhi në Kiev. Më tha: ‘Kam komunikim të drejtpërdrejtë me ju dhe dua të marr një mesazh nga ju për t’ia përcjellë Vladimir Putinit’. Por ai kërkoi që kjo të bëhej në heshtje, pa deklarata publike”, tha...