Rinisja e konfliktit SHBA-Iran, kreu i OKB-së paralajmëron pasoja katastrofike
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres, shprehu sot shqetësim të thellë për tensionet në rritje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke paralajmëruar se një përshkallëzim i mëtejshëm i luftimeve në rajonin e Gjirit Persik mund të ketë “pasoja katastrofike” për paqen globale. Në një deklaratë të lexuar nga zëdhënësi i tij, Stéphane Dujarric, Guterres u bëri thirrje të dyja palëve që të rifillojnë urgjentisht negociatat dhe të kthehen në rrugën e diplomacisë. “Nëse rikthehen armiqësitë në shkallë të plotë, pasojat do të jenë katastrofike për popujt e rajonit, për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si edhe për ekonominë globale”, thuhet në deklaratën e OKB-së. Guterres vlerëson se situata aktuale rrezikon të minojë përparimin diplomatik të arritur kohët e fundit mes...
Burimi:
ntv.al