Reuters: Aleatët e NATO-s heshtin për demokracinë në Turqi
Pesë vjet pas një krize të madhe diplomatike të shkaktuar nga një kërkesë e dhjetë ambasadorëve perëndimorë për lirimin e biznesmenit dhe aktivistit Osman Kavala, marrëdhëniet perëndimore me Turqinë kanë ndryshuar ndjeshëm. Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane tani po shmangin kritikat publike ndaj qeverisë së Rexhep Tajip Erdogan për çështjet e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, duke i kushtuar më shumë rëndësi bashkëpunimit strategjik me Ankaranë për çështjet e sigurisë. Ky ndryshim pritet të reflektohet në Samitin e NATO-s, i cili do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara, ku udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të Aleancës nuk pritet të kritikojnë publikisht shtypjen e fundit ndaj opozitës turke. Rasti i Imamoglut nuk pritet të bëhet publik. Diplomatët perëndimorë dhe turq që po përgatiteshin për...
Burimi:
ntv.al