Rëndohet bilanci/ 57 viktima, mbi 48 mijë emigrantë u kthyen nga Ceuta në Marok
Kriza migratore në enklavën spanjolle të Ceutës po hyn në një fazë më të qetë, pasi shumica e emigrantëve që hynë në mënyrë të parregullt në territorin spanjoll janë rikthyer në Marok. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Spanjës, deri në orën 18:00 të së premtes janë regjistruar mbi 48 mijë e 300 kthime, ndërsa në Ceuta kanë mbetur rreth 1 mijë e 700 persona. Megjithatë, situata humanitare mbetet dramatike për shkak të numrit të lartë të viktimave. Raportimet bëjnë me dije se pranë brigjeve të Ceutës janë nxjerrë nga deti rreth 60 trupa, ndërsa të paktën 57 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjes për të hyrë në territorin spanjoll. Shumica e viktimave dyshohet se u mbytën teksa tentonin të kalonin me not...
Burimi:
ntv.al