Rekord në Everest, 274 alpinistë pushtojnë majën brenda një dite nga ana e Nepalit
Një numër rekord alpinistësh arritën majën e malit Everest të mërkurën, duke shënuar ditën me më shumë ngjitje të regjistruara ndonjëherë nga ana nepaleze e malit më të lartë në botë. Sipas autoriteteve dhe organizatorëve të ekspeditave, gjithsej 274 alpinistë arritën në majën e Everestit, që ngrihet në 8,849 metra lartësi në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit, Kinë. Rekordi i ri tejkalon shifrën prej 223 ngjitjesh të regjistruara më 22 maj të vitit 2019. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Organizatorëve të Alpinizmit dhe Ekspeditave të Nepalit, Rishi Bhandari, deklaroi për Reuters se ky është numri më i madh i alpinistëve që kanë arritur majën në një ditë të vetme. “Ky është rekordi më i lartë i ngjitjeve të suksesshme në një ditë. Numri mund...
Burimi:
top-channel.tv