Raporti tronditës 300-faqesh për 7 tetorin/ Përdhunime, tortura dhe terror sistematik nga Hamasi ndaj civilëve
Një hetim i ri mbi sulmet e 7 tetorit 2023 në Izrael ka arritur në përfundimin se dhuna seksuale dhe ajo me bazë gjinore e kryer nga Hamasi dhe organizata të tjera palestineze ishte “sistematike, e përhapur dhe e paramenduar”, duke e cilësuar atë si pjesë qendrore të sulmit ndaj civilëve izraelitë. Raporti prej 300 faqesh, i përgatitur nga Komiteti Politik i Hamasit mbi Krimet kundër Grave dhe Fëmijëve të 7 tetorit 2023, dokumenton përdhunime, tortura, gjymtime seksuale dhe abuzime të tjera të rënda të kryera gjatë masakrës dhe marrjes së pengjeve. Sipas studimit, dhuna seksuale nuk u përdor vetëm kundër viktimave individuale, por si “mjet terrori” për të frikësuar dhe poshtëruar të gjithë shoqërinë izraelite. “Ajo që pamë ishte një urrejtje e thellë që...
Burimi:
top-channel.tv