Zjarri nuk “kursen” asgjë në Greqi, mijëra evakuime/ Turistët largohen me anije nga qyteti bregdetar i Kretës

Zjarri nuk “kursen” asgjë në Greqi, mijëra evakuime/ Turistët largohen me anije nga qyteti bregdetar i Kretës

Qindra persona, kryesisht turistë, po evakuohen me anije nga qyteti bregdetar Agios Vasileios në Greqinë qendrore, pasi një zjarr i madh pyjor u përhap me shpejtësi drejt zonës së banuar, i favorizuar nga erërat e forta. Sipas autoriteteve greke, mbi 200 persona janë larguar tashmë në mënyrë të sigurt, ndërsa rreth 100 të tjerë pritet të evakuohen nga deti. Zjarri shpërtheu të premten në mëngjes pranë Agios Vasileios, në rajonin e Viotisë, duke bllokuar rreth 500 persona, shumica turistë. Autoritetet kishin urdhëruar fillimisht banorët dhe vizitorët të zhvendoseshin drejt pjesës së brendshme të qytetit, por përhapja e shpejtë e flakëve bëri të nevojshme evakuimin me mjete lundruese. Zjarrfikësit vazhdojnë operacionet për shuarjen e një zjarri të madh në ishullin e Kretës, i cili ka djegur...