Zjarret në Greqi, mbi 1 mijë persona evakuohen në perëndim të Athinës, alarm i kuq për ditën e mërkurë
Zjarrfikësit në perëndim të Athinës po punojnë për të forcuar vijat e izolimit të zjarreve, duke shfrytëzuar rënien e përkohshme të erës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se në ditët në vijim pritet rikthimi i erërave të forta dhe rritja e temperaturave. Disa nga zjarret që përfshinë zonat malore dhe bregdetare në perëndim të kryeqytetit grek u vunë nën kontroll gjatë natës. Gjatë mëngjesit, avionë dhe helikopterë vijuan hedhjen e ujit mbi vatrat që ende paraqisnin rrezik. Në terren janë angazhuar edhe njësi të ushtrisë me mjete të rënda për hapjen e brezave mbrojtës, ndërsa ekipe të specializuara po kontrollojnë zonat pyjore për të shuar vatrat që mund të riaktivizohen. Më shumë se 1 mijë persona janë evakuuar nga zona turistike bregdetare e Porto Germenos dhe nga...
Burimi:
sot.com.al