Zhduket një 14-vjeçar afgan nga një strehë për të mitur në Selanik, autoritetet nisin kërkimet
Autoritetet greke janë njoftuar për zhdukjen e një 14-vjeçari nga një strehë për të mitur të pashoqëruar në zonën e Oreokastros, në Selanik. Sipas organizatës “Buzëqeshja e Fëmijës”, i mituri Abdul Wahab Kadri, me origjinë afgane, është larguar në orët e para të së martës, më 21 korrik, nga streha ku po qëndronte. Organizata ka bërë të ditur se është informuar menjëherë për rastin dhe ka publikuar të dhënat e 14-vjeçarit, pasi ekzistojnë dyshime se mund të ketë rrethana që e vënë jetën e tij në rrezik. I mituri përshkruhet si rreth 1.60 metra i gjatë, me trup të dobët, flokë të zinj dhe sy kafe. Në momentin e zhdukjes ai mbante veshur xhinse dhe një bluzë të zezë. Policia dhe organizata “Buzëqeshja e Fëmijës”...
Burimi:
sot.com.al