Zgjedhjet parlamentare/ Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kandidojnë Kreshnik Çollakun për deputet
Kreshnik Çollaku, ish-deputet i PD-së, që për shumë kohë ka qenë këshilltar në Presidencën e Kosovës, tashmë do të ingranohet në politikën e Prishtinës. Në një reagim në ‘Facebook’, ish-presidentja Vjosa Osmani njofton se pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të LDK-së do të jetë dhe Kreshnik Çollaku. Ajo ka vlerësuar kontributin e Çollakut në funksion të Kosovës si dhe ka theksuar se ish-deputeti i PD duhet të jetë pjesë e rrugëtimit politik, si përfaqësues i opozitës. Deklarata Një jetë e ndërtuar mes universitetit, diplomacisë dhe kauzës së Kosovës. Sot, bashkë me Lumirin, kemi kënaqësinë të prezantojmë Kreshnik Çollakun si pjesë të rrugëtimit tonë politik. Niku e ka lidhur angazhimin e tij me mbështetjen e Kosovës, demokracisë dhe orientimit euro-atlantik të shqiptarëve. Për më...
Burimi:
sot.com.al