Zgjedhjet në Kosovë, reagon Vjosa Osmani: Ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes së LDK-së
Kandidatja e LDK-së për Presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Në një konferencë për mediat, Osmani tha se rezultati i sotëm zgjedhor është “vetëm hapi parë drejt ringritjes” së partisë më të vjetër në vend. Në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, ajo tha se sot “qytetari nëpërmjet votës së vet ka ndihmuar që ribalancohet skena politike”. “Natyrisht që ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes, por kjo rritje na jep shpresë se jemi në rrugë të drejtë dhe edhe më shumë më shumë punë në terren e afër qytetarëve tanë, besoj që LDK-ja do të vazhdojë të ringritet edhe në muajt dhe vitet në vijim”, tha ajo. Osmani shtoi gjithashtu se...
Burimi:
sot.com.al