Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon sot afati që partitë politike, të njoftojnë pjesëmarrjen në zgjedhje

Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon sot afati që partitë politike, të njoftojnë pjesëmarrjen në zgjedhje

Sot, përfundon afati për partitë politike në Kosovë që të njoftojnë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Po ashtu, sot përmbyllet edhe afati për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore mes partive politike. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës po vazhdon zbatimin e planit të aktiviteteve për organizimin e procesit zgjedhor të 7 qershorit. Institucioni zgjedhor bëri të ditur se ka nisur edhe procesi i verifikimit dhe ndryshimit të qendrës së votimit për qytetarët. Votuesit mund të verifikojnë ose ndryshojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës online të KQZ-së: Ndryshimi i qendrës së votimit mund të bëhet edhe pranë Zyrave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve. Afati...