Zgjedhjet në Kosovë, numërohen mbi 92% e votave, LVV kryeson bindshëm! Ja si ndahen ulëset në Kuvend

Zgjedhjet në Kosovë, numërohen mbi 92% e votave, LVV kryeson bindshëm! Ja si ndahen ulëset në Kuvend

Referuar të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), procesi i numërimit të votave është drejt fundit, pasi deri të shtunën në orët e paradites janë numëruar 92.79 për qind e votave, ose 2,497 nga gjithsej 2,691 vendvotime.Sipas rezultateve të përditësuara deri në orën 10:00 të së shtunës, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm garën me 44.09 për qind të votave, që përkthehen në 310,591 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.82 për qind, ose 146,670 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me 17.07 për qind, respektivisht 120,257 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar deri tani 7.09 për qind të votave, ose 49,939 vota. Sipas përllogaritjeve të KQZ-së mbi rezultatet aktuale, Lëvizja Vetëvendosje...