Zgjedhjet në Kosovë, nën mbikëqyrje të rreptë/ 100 prokurorë zbarkojnë në terren

Zgjedhjet në Kosovë, nën mbikëqyrje të rreptë/ 100 prokurorë zbarkojnë në terren

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë angazhuar burime shtesë për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor dhe parandalimin e shkeljeve gjatë votimit. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka vënë në dispozicion më shumë se 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial për të ndjekur nga afër zhvillimin e procesit zgjedhor në të gjithë Kosovën deri në përfundimin e tij. Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve, partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile që të denoncojnë çdo rast të dyshuar të presionit, manipulimit apo keqpërdorimit të votës. Sipas Prokurorit të Shtetit, raportimi i parregullsive mbetet një element i rëndësishëm për mbrojtjen e procesit demokratik. Paralelisht, Policia e Kosovës ka aktivizuar planin operacional për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Në zbatim të këtij plani janë angazhuar efektivë...