Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 445 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, pjesëmarrja në votime arrin në 22.74%
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, deri në orën 15:00 kanë votuar 445.622 qytetarë, ose 22.74% e votuesve me të drejtë vote. Në konferencën për media, KQZ bëri të ditur se procesi po zhvillohet i qetë dhe pa probleme të theksuara në të gjithë vendin. Sipas institucionit, të dhënat e pjesëmarrjes janë përpunuar nga mbi 98% e vendvotimeve në Kosovë.
Burimi:
sot.com.al