Zgjedhjet në Kosovë, ambasadori gjerman: Procesi po zhvillohet qetë dhe pa probleme, presim me interes rezultatet

Zgjedhjet në Kosovë, ambasadori gjerman: Procesi po zhvillohet qetë dhe pa probleme, presim me interes rezultatet

Përmes një video-mesazhi, ambasadori gjerman bëri të ditur se po merr pjesë në monitorimin e zgjedhjeve së bashku me katër ekipe të tjera, në kuadër të një misioni vëzhgues të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Rainer Rudolph tha se gjatë vizitave në qendrat e votimit në Prishtinë dhe zonat përreth nuk ka konstatuar probleme, ndërsa procesi po zhvillohet i qetë. Diplomati gjerman shtoi se pret me interes rezultatet që do të publikohen pas mbylljes së votimit. “Sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe, me vendosmërinë për të vëzhguar procesin, po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Aktualisht jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën...