Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, mbi 36 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve në diasporë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa interesimi i diasporës mbetet i lartë që nga hapja e aplikimeve më 6 maj. Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi, ka deklaruar se deri të dielën e 10 majit përmes platformës elektronike janë pranuar gjithsej 36,154 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë vendit. Sipas tij, deri tani janë aprovuar 25,376 aplikime, 2,961 janë refuzuar, ndërsa 7,797 të tjera mbeten në pritje të shqyrtimit. Para nisjes së regjistrimit, KQZ ka miratuar listën e qendrave të votimit në përfaqësi diplomatike dhe ka përcaktuar numrin maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik jashtë vendit. Sipas vendimit të institucionit zgjedhor, votimi...
Burimi:
sot.com.al