Zgjedhjet e 7 qershorit/ Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike
Ndërsa skena politike në Kosovë po riorganizohet sërish para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, një pjesë e opozitës serbe është bashkuar, për të treguar se ekziston një “zë tjetër politik”, i pavarur nga politika zyrtare e Prishtinës dhe e Beogradit. Gjashtë subjekte politike serbe do të përpiqen më 7 qershor që, me një listë të përbashkët të quajtur “Bashkë fitojmë”, të hyjnë në Kuvendin e Kosovës, ku komuniteti serb i ka dhjetë ulëse të rezervuara. Në zgjedhjet e fundit, më 28 dhjetor, Lista Serbe fitoi nëntë mandate, ndërsa një mandat e mori Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit. Lista Serbe, që nga themelimi i saj, vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar, ndërsa Rashiç shihet si partner i Qeverisë së Kosovës, me në krye...
Burimi:
sot.com.al