Zgjedhjet e 7 qershorit/ KQZ zbardh hapat e numërimit, rezultatet finale brenda qershorit, certifikimi në korrik

Zgjedhjet e 7 qershorit/ KQZ zbardh hapat e numërimit, rezultatet finale brenda qershorit, certifikimi në korrik

Pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve më 7 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvendosë të gjithë dinamikën e punës në qendrat e numërimit, me qëllim mbylljen e suksesshme të procesit zgjedhor. Sipas planifikimeve, i gjithë aktiviteti do të përqendrohet në 38 Qendrat Komunale të Numërimit, si dhe në Qendrën Kryesore të Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) në Prishtinë. Në nivel lokal, në secilën prej 38 komunave, do të bëhet verifikimi i rezultateve për subjektet politike direkt nga formularët e plotësuar në vendvotime. Gjithashtu, aty do të bëhet edhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Valmir Elezi nga KQZ shprehet: “Sipas planifikimeve të vendosura në planin e aktiviteteve nga KQZ, në rast se nuk ka ankesa, atëherë KQZ do të mund të shpallë...