Zelensky mbërrin në Beograd, takime me Vuçiç dhe qeverinë serbe për ekonomi, BE-në dhe sigurinë

Zelensky mbërrin në Beograd, takime me Vuçiç dhe qeverinë serbe për ekonomi, BE-në dhe sigurinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Serbi së bashku me ekipin e tij për një vizitë zyrtare, ku pritet të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të vendit. Përmes një njoftimi në rrjetin social X, Zelensky bëri të ditur se gjatë vizitës janë planifikuar bisedime me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Djuro Macut. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, si dhe çështje që lidhen me sigurinë. Zelensky u shpreh se Ukraina është e gatshme të vijojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë mbi bazën e interesave të përbashkëta dhe respektit reciprok. “Ai është banor, jo pronari i saj”/ Gjykata i ‘pret’ rrugën Trump, ndalet projekti 400 milionë dollarësh për sallën e...