Xi e shpërblen Vuçiqin me ‘Medaljen e Miqësisë’

Xi e shpërblen Vuçiqin me ‘Medaljen e Miqësisë’

Udhëheqësi i Kinës Xi Jinping, ka shprehur besim gjatë një takimi në Pekin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se partneriteti gjithëpërfshirës strategjik midis dy vendeve do t'i çojë ato "në nivele të reja". Xi ia ndau Vuçiqit “Medaljen e Miqësisë”, çmimin më të lartë shtetëror të Kinës për shtetasit e huaj. Vuçiq ndodhet në një vizitë pesëditore në Kinë, ku, sipas tij, do të diskutojë për bashkëpunimin ushtarako-teknik dhe ekonomik me Xinë. Serbia, megjithëse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vitet e fundit është kthyer gjithnjë e më shumë kah Kina. Përveç bashkëpunimit politik dhe ekonomik, ajo po e rrit edhe bashkëpunimin ushtarako-teknik, duke u bërë vendi i parë evropian që blen armë kineze. Zyrtarët nga të dy vendet i quajnë marrëdhëniet e tyre...