Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi brenda dy deri në gjashtë muajsh
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen brenda dy deri në gjashtë muajsh si dhe ka theksuar se qytetarët do të marrin vendimin përfundimtar dhe se vullneti i tyre do të respektohet. “Gjithçka varet nga qytetarët. Qytetarët do të japin verdiktin e tyre. Kush fiton, do ta urojmë po atë mbrëmje. Zëri i popullit është zëri i Zotit dhe kjo është gjithçka që njerëzit në Serbi duhet të dinë”, tha Vuçiq pas vizitës në Data Qendrën në Kragujevac. Siç tha ai, nuk do të ketë përpjekje për të uzurpuar institucionet pas zgjedhjeve, duke përmendur se edhe zgjedhjet e mëparshme lokale kaluan pa incidente të tilla. Vuçiq u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në jetën politike që të zhvillojnë një fushatë...
Burimi:
syri.net