Vuçiq: Deklarata e Paunoviqit nuk pasqyron vullnetin tim dhe as politikën e Serbisë

Vuçiq: Deklarata e Paunoviqit nuk pasqyron vullnetin tim dhe as politikën e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 15 korrik se deklarata e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, nuk pasqyron as vullnetin e tij dhe as atë të Qeverisë serbe, duke theksuar se politika e shtetit është dialogu dhe kurrë spastrimi etnik. ‘Ishte një deklaratë e pamenduar dhe e papërgjegjshme. Nuk duhet të dilet në publik me deklarata të tilla dhe kjo nuk është politika ime, as politika e Qeverisë së Serbisë. Është detyra jonë ta themi këtë qartë’, u tha Vuçiq gazetarëve në Kiev, ku po merr pjesë në Samitin Evropa Juglindore-Ukraina. Paunoviq, në një intervistë për televizionin serb Kurir, tha, mes tjerash, se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit - ish-presidentit të Republikës Federale të...