Vuçiç: Republika Serbe po pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës vetëm për shkak të qëndrimit të Republikës Serbe në kuadër të saj. Vuçiç, i cili po qëndron në Republikën Serbe të Bosnjës, tha se Beogradi është mirënjohës ndaj këtij entiteti për raportet e afërta me Serbinë dhe për qëndrimin ndaj çështjes së Kosovës. “Jemi shumë mirënjohës ndaj Republikës Serbe për afërsinë që ka ruajtur me ne, para së gjithash me qytetarët. Kemi arsye t’u jemi mirënjohës atyre. Vetëm falë Republikës Serbe, Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, përndryshe në Sarajevë dhe Mostar mezi do të prisnin ta bënin këtë”, ka thënë Vuçiç. Deklarata e presidentit serb vjen gjatë vizitës së tij në Republikën...
Burimi:
sot.com.al