Vuçiç në Pekin, ankohet për BE-në: Të më bëjnë një listë dëshirash se kë duhet të takoj e kë jo!

Vuçiç në Pekin, ankohet për BE-në: Të më bëjnë një listë dëshirash se kë duhet të takoj e kë jo!

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur një ton sfidues gjatë vizitës së tij në Pekin, ku u takua me presidentin kinez Xi Jinping, duke u ankuar për përpjekjet e supozuara evropiane për ta penguar atë të “ushqejë” lidhje me investitorin kryesor ndërkombëtar të vendit të tij. Me të mbërritur në Pekin, Vuçiç u ankua se Bashkimi Evropian po përpiqet të “diktojë” politikën diplomatike serbe duke i kërkuar atij të përmbahet nga bisedimet e drejtpërdrejta me Kremlinin. “Do të ishte më mirë nëse do të më bënin një listë dëshirash se me kë më lejohet të flas dhe me kë jo. Atëherë për çfarë na duhet një president? Për çfarë na duhet një qeveri?”, tha ai, citojnë mediat e huaja. Xi bëri një vizitë të vetën...