Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Po shkoj në Mal të Zi. Është shumë e rëndësishme që atje ta përfaqësoj Serbinë”, tha Vuçiq gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Ky konfirmim vjen në një kohë të tensioneve të rritura mes Beogradit dhe Podgoricës si dhe pas porosisë nga shërbimi serb i inteligjencës se Vuçiqi nuk duhet të shkojë në Mal të Zi, për shkak të rreziqeve të sigurisë. Vuçiq tha se është i informuar për njoftimin e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), e cila e ka këshilluar të mos udhëtojë në...
Burimi:
vizionplus.tv