Vrau 38-vjeçaren britanike dhe ia fshehu trupin në valixhe/ Zbardhet krimi i rëndë në Greqi, boksieri afgan…
Një 26-vjeçar afgan, kampion boksi në Greqi, akuzohet se vrau një 38-vjeçare britanike në Athinë dhe më pas u përpoq të mashtronte autoritetet, duke u shtirur si një xhihadist që pretendonte se e kishte vrarë për shkak të besimit të saj të krishterë. Sipas mediave greke dhe dokumenteve hetimore, Sharif Ahmadzai dyshohet se vrau Elisabeth-Jane Ross, shtetase britanike nga Skocia dhe e fshehu trupin e saj në një valixhe dhe e fshehu atë brenda një ndërtese të braktisur në zonën e Kypselit. Hetuesit dyshojnë se, pas krimit, 26-vjeçari përdori fillimisht telefonin e viktimës për t’u dërguar mesazhe familjarëve dhe miqve të saj, përpara se ta fikte pajisjen. Më pas, ai bleu një telefon tjetër dhe u dërgoi mesazhe disa personave, mes tyre edhe bashkëshortes së...
Burimi:
sot.com.al