Vrasja e mafiozit grek/ Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të grupit, mes të akuzuarve edhe 2 shqiptarë

Vrasja e mafiozit grek/ Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të grupit, mes të akuzuarve edhe 2 shqiptarë

Gjykata greke ka lënë në burg 3 nga të arrestuarit e pandehur për ekzekutimin e një prej drejtuesve të botës së krimit në vendin fqinj Giorgos Moschouris, i njohur me nofkën “Thamnakias”. Në grupin e të arrestuarve janë edhe 2 shqiptarë, teksa në total janë të përfshirë të paktën 6 persona. I cilësuar si “mafioz”, greku ra i vdekur nga të shtënat me kallashnikov në një rrugë kryesore në Chalandri, në prill 2025, jashtë një qendre mjekësore. Të pandehurit janë akuzuar, rast pas rasti, për nëntë krime dhe gjashtë kundërvajtje. Gjatë deklaratave të tyre të gjata, ata mohuan çdo përfshirje në organizatën kriminale që u atribuohet. Sipas informacioneve, njëri nga të pandehurit pretendoi para hetuesit se gjurmët e gishtërinjve të telefonit të tij celular vërtetojnë...