Vihet nën kontroll zjarri pranë Selanikut/ Tymi i dendur mbulon ende qytetin!

Vihet nën kontroll zjarri pranë Selanikut/ Tymi i dendur mbulon ende qytetin!

Pas një beteje që zgjati gjatë gjithë natës, zjarri i madh që shpërtheu të shtunën në mbrëmje në zonën e Oreokastros, pranë Selanikut, është vënë nën kontroll dhe nuk paraqet më fronte aktive. Sipas autoriteteve greke, ekipet e zjarrfikësve vijojnë punën për shuarjen e vatrave të mbetura, kryesisht në dy fabrikat që u përfshinë nga flakët. Bëhet fjalë për një fabrikë tekstili dhe një fabrikë riciklimi, ku zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme. Në operacionin e shuarjes së zjarrit po marrin pjesë 160 zjarrfikës me 52 automjete dhe pajisje ajrore, ndërsa katër zjarrfikës u dërguan në spital. Megjithëse situata është stabilizuar, tymi i zi dhe i dendur vijon të mbulojë një pjesë të madhe të Selanikut. Reja e tymit është e dukshme nga kilometra larg, ndërsa...