VIDEO/ Tmerr në aeroportin kroat, avioni del nga pista shmanget tragjedia

VIDEO/ Tmerr në aeroportin kroat, avioni del nga pista shmanget tragjedia

Një Airbus A220-300 i ‘Croatia Airlines’ me 130 pasagjerë në bord rrëshqiti nga pista në aeroportin e Splitit në Kroaci pasi pilotët vendosën të ndërpresin ngritjen ‘në përputhje me procedurat e sigurisë’, tha linja ajrore. ‘Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë të sigurt, askush nuk u lëndua’, tha linja ajrore në një deklaratë, duke shtuar se avioni kishte një ekuipazh prej pesë personash. Pasagjerët kanë zbritur nga aeroplani dhe ndodhen në terminalin e aeroportit. Një foto e publikuar nga faqja e internetit rajonale e lajmeve Damacijadanas.hr tregon aeroplanin të ndaluar në fund të pistës, me një motor që duket të jetë i dëmtuar dhe i mbështetur në bar përgjatë pistës. A Croatia Airlines A220-300 veered off the runway after aborting takeoff in Split. Aircraft 9A-CAN...