Valë ekstreme të nxehti në Greqi, alarm portokalli për temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal zjarresh
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë ka lëshuar një buletin emergjence dhe një paralajmërim portokalli për valën intensive të të nxehtit që pritet të godasë vendin të mërkurën, më 22 korrik. Sipas parashikimeve, temperaturat do të arrijnë lokalisht deri në 43 gradë Celsius, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për rrezik ekstrem të zjarreve. Temperaturat më të larta pritet të regjistrohen në Thesali, Greqinë Qendrore Lindore dhe Peloponezin Lindor. Në Thesali termometri do të shënojë 41–42°C, me zona ku pritet të arrijë deri në 43°C. Në Greqinë Qendrore Lindore temperaturat do të luhaten nga 41 deri në 42°C, ndërsa në Atikë do të arrijnë 40–41°C. Edhe në Peloponezin Lindor parashikohen temperatura 41–42°C. Shërbimi Meteorologjik bëri të ditur se buletini i emergjencës do të përditësohet të mërkurën në mëngjes, bazuar...
Burimi:
sot.com.al