U kap me dokumente false/ Arrestohet në Itali 35-vjeçari shqiptar, i përfshirë në vrasje
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar, pasi ishte në kërkim prej 3 vitesh nga autoritetet shqiptare. 35-vjeçari është arrestuar në Moncalieri të Italisë. Sipas raportimeve të mediave italiane, në momentin e ndalimit në rrugë nga policia, shqiptari iu ka paraqitur efektivëve kartë identiteti dhe një patentë shoferi spanjolle. Pas hetimeve rezultoi se dokumentet ishin të falsifikuara. 35-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi akuzohej për grup kriminal, përfshirje në vrasje, posedim të paligjshëm të armëve dhe furnizim me mjete për aktivitet kriminal.
Burimi:
sot.com.al