Tronditëse/ Vdes punëtori 26-vjeçar në Prizren, Valmir Morina humbi jetën nga goditja e vinçit (FOTO)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen Arbana të Prizrenit, ku një punëtor 26-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur gjatë procesit të betonimit në një kantier ndërtimi, kur viktima, e identifikuar si Valmir Morina, është goditur nga një pjesë e vinçit. Si pasojë e plagëve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 09:00, policia ka pranuar informatën se një person pa shenja jete ishte dërguar në emergjencën e lagjes Arbana. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në spital për të nisur hetimet. Sipas deklaratës së Policisë së Kosovës, bazuar në dëshmitë e para, dyshohet se gjatë punës në objekt, një pjesë e...
Burimi:
sot.com.al