Tragjedia në Gjermani, publikohen fotot e dy motrave kosovare që humbën jetën në aksident

Tragjedia në Gjermani, publikohen fotot e dy motrave kosovare që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar si Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe, nga Topanica e Kamenicës. Pas ngjarjes së rëndë, familjarët kanë publikuar fotografitë e dy motrave, ndërsa në rrjetet sociale kanë ndarë mesazhe dhimbjeje për humbjen e tyre. “Herët na ikët, o engjëjt e axhës, Erza dhe Aulona. Allahu iu gradoftë me Xhenet. Me gëzim ju pritëm për pushim dhe për të shkuar në dasmën e Bardhit, por nuk paska qenë e shkruar. Do të na mungoni shumë”, ka shkruar një familjar i tyre. Sipas raportimeve nga mediat gjermane, në aksidentin fatal kanë qenë të përfshira pesë automjete. Dyshimet e para të hetuesve janë se shkak i përplasjes mund të ketë...