Tragjedi në burg/ Plas sherr mes të dënuarve, raportohet për 2 viktima

Tragjedi në burg/ Plas sherr mes të dënuarve, raportohet për 2 viktima

Sherri nisi mes një romi dhe një algjeriani, të cilët mbaheshin në qelinë disiplinore për shkak të së kaluarës së tyre të keqe. Shumë shpejt, të burgosur të tjerë u përfshinë në incident, ndërsa situata doli jashtë kontrollit. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Nigritës në Greqi, ku një përleshje e dhunshme mes të burgosurve ka përfunduar me dy viktima. Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve, një i burgosur me origjinë palestineze humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër nga Iraku, i plagosur rëndë, u transportua me urgjencë në spital, ku më vonë ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi rreth mesditës në qelitë disiplinore të institucionit, ku dyshohet se ishin përfshirë rreth dhjetë të burgosur. Pas shpërthimit të konfliktit, forcat e...