Tërhiqet nga aspirata për Presidencën? Osmani: Emri im s’do bëhet kurrë pengesë për formimin e institucioneve

Tërhiqet nga aspirata për Presidencën? Osmani: Emri im s’do bëhet kurrë pengesë për formimin e institucioneve

Ish- presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën dy ditë më parë. Në një status në Facebook, Osmani shprehu se ajo konkurroi nën siglën e LDK për të kontribuar në ringritjen e partisë dhe theksoi se emri i saj nuk do të jetë pengesë për krijimin e institucioneve. “Të dashur qytetarë të Kosovës, të dashur mbështetës e votues të LDK-së, Nga zemra, ju faleminderit. Faleminderit për mundësinë që na dhatë, për çdo votë, për çdo fjalë inkurajuese, për çdo dorë të shtrirë dhe për çdo hap që e bëtë bashkë me ne në këtë rrugëtim. Gjatë këtyre javëve e muajve, patëm nderin të takonim mijëra qytetarë anembanë Kosovës. Dëgjuam shqetësimet tuaja, ëndrrat tuaja dhe shpresën...